
Fshati Borsh është pjesë e komunës së Lukovës , rrethi Sarandë. Laget nga ujërat e detit Jon dhe kufizohet me fshatin Qeparo në Veri , Piqeras në Jug dhe me fshatin Fterras në perëndim. Fshati ka një popullsi mbi 2500 banorë.Borshi ka vijën më të gjatë bregdetare në detin Jon prej 7km dhe kjo gjë e bën atë një ndër vendet më të preferuar. Shumë shpejt do të jetë një nga destinacionet e preferuar në Jugun e Shqipërisë.



Historik - Wikipedia
Borshi u pushtua nga ushtarët grekë, më 1913. Kur luftimet morën shtrirje të gjerë, ato e përfshinë dhe Borshin. Në mars të 1914, 300 ushtarë grekë nën komandën e majorit Griva, një ushtarak i etur për luftëra pushtuese, rrethoi fshatin Borsh dhe bëri çarmatimin. Borshiotët mbaheshin nën rrethim. Rruges_per_ne_Fterre Grekët kalojnë në tortura burrat e fshatit. Nga goditjet e rënda me qytën e pushkëve, vdes i masakruar patrioti Muhamet Gapi. Trupin e këtij patrioti ushtarët pushtues për ta fshehur e hodhën në Lëngadhë, por borshiotët e nxorën andej dhe e varrosën atë me nderime. Në Prill të vitit 1914, një çetë me borshiotë e përbërë nga 10 luftëtarë të armatosur dalën në mal e qëndruan në gatishmëri për të vepruar. Ditën e katërt të javës së fundit të prillit, pasdite, ndërsa fshatarët e Borshit i kishin mbledhur të sheshi i Bregut që quhet Yzeire dhe kërcënoheshin nga ushtarët pushtues, dëgjoheshin nga ana Fterës krisma pushke dhe thirrje “Prite, Sali Vranishtin !”
Kështu zuri fill lufta në këtë sektor, e cila përfundoi me largimin e ushtarëve pushtues grekë. Ditët e majit çeta e Borshit dhe ajo e Sali Vranishtit godiste furnizimet që i dërgoheshin garnizonit grek në Himarë. Me urdhër të Mbretit Konstandinvjen në gjirin e Borshit një anije luftarake dhe godet me topa fshatin dhe kalanë e Borshit. Qëndresa e shqiptarëve vazhdon, goditjet mbi kalanë e Borshit dendësohen. Goditen pozitat nga toka dhe nga deti.

Informacion
![]() | ![]() | ![]() |
---|---|---|
![]() | ![]() | ![]() |
![]() |