

Shkolla fillore "Llazar Dashi", "SHEQ" është hapur më vitin 1947. Nismëtarët e parë kanë qenë anëtarët e Këshillit Popullor. Ndërtesa e shkollës ishte pronë e shtetit. Në fillim u hapën dy dhoma , të cilat shërbenin si klasa për zhvillimin e orëve mësimore dhe një aneks , i cili shërbente si zyrë e administratës (drejtori). Mësuesit e parë të shkollës sonë ishin Gjinovefa Xhokaxhiu dhe Fatmiroshe Gungai, të cilat punonin fillimisht me klasa kolektive (1+3 ; 2+4). Numri i nxënësve ka qenë 30 nxënës. Duke parë rritjen e numrit të nxënësve në vite këto dy dhoma nuk ishin më funksionale si rrjedhojë lindi nevoja për zgjerimin e ambjentit. Ndërtesa një-katëshe e shkollës 8-vjeçare Sheq iu përshtat në planimetrinë e godinës së vjetër ekzistuese të përbërë nga dy dhoma. Në vitin 1980 përfundoi ndërtimi i godinës së re me 6 (gjashtë ) dhoma mësimi dhe tri anekes të cilat u përdorës njëra si zyra e administratës (drejtoria) , tjetra si depo dhe e fundit si dhomë mësuesish. Kështu viti i parë mësimor për ciklin e plotë 8-vjeçar ishte viti 1980-1981.
Mësuesit e parë në shkollën tonë në vitin shkollor 1980-1981 ishin:
Hanëme Braçe - Drejtore
Violeta Kuqi - N/Drejtore
Burbuqe Zeqo - Biologji/Kimi
Natasha Kocani - Matematike
Fanie Mefsha - Histori/Gjeografi
Adelina Rista - Muzikë
Afërdita Kulari - Gjuhë/Lexim
Sena Profka - Rusisht
Jorgjie Pupi , Dafina Stefa , Llambi Shkurti , Liri Llazo , Athina Meço , Llambini Kondakçiu ishin disa prej mësuesve të ciklit të ulët.
Në ciklin shkollor 1981-1982 u shtua numri i paraleleve dhe shkolla arriti një kontigjent prej 385 nxënësish. Gjatë pushimeve verore të vitit xhkollor 1983-84 u prishën dy dhomat e vjetra të godinës njëkatëshe dhe në atë vend u bë shtesa dykatëshe. Gjatë këtyre viteve nga bankat e kësaj shkolle kanë dalë nxënës të dalluar të cilët kanë prezantuar denjësisht, duke qenë nderi dhe krenaria e shkollës sonë. Të tillë nxënës si: Klarita Prifti , Luljeta Prifti , Sokol Gjoni, Anila Sotiri, Esmeralda Prifti , Mimoza Ismaili etj. Duke filluar nga viti 1990 me ndërrimin e klimës politike në vendin tonë , numri i popullsisë erdhi në rritje , duke rritur kontigjentin e nxënësve gjithnjë e duke u rritur.
Drejtues të shkollës ndër vite kanë qenë edhe
Drita Shkurti - N/Drejtore
Koçi Papuçiu - Drejtor
Shqipe Sulejmani - N/Drejtor - Drejtore
Koçi Papuçiu - N/Drejtor
Selvi Çuko - Drejtore
Evelina Delvina - N/Drejtore
Aktualisht shkolla vazhdon të drejtohet nga drejtorja Selvi Çuko dhe nga mësuesit Petrit Baboçi , Alketa Pjetri , Alketa Meraj , Aida Zyka , Enkeleda Hoxha , Rovena Gjini , Ermal Ferracaku , Sadete Tashi , Vojsava Delibashi , Renata Bregovina , Aurora Niçka , Tefta Gjini , Arta Byzyka , Marinela Osmani dhe Luljeta Jaupaj.
